“Tre parti bedelësh pa atdhe”/ Rama në Kuvend: Dy të dehur shanë me libër shtëpie, harruan dhe tekstin prej alkoolit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter pas sherrit të ndodhur sot në Kuvend dhe kërkesën për përjashtimin e dy deputetëve të PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Ai u shpreh se seanca e sotme u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit.

Postimi i plotë:

Pas 28 orësh seancë diskutimesh për Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT