Mjaftojnë vetëm 20 sekonda/ Dalin pamjet: Si u vra ultrasi i Lacios, mafiozi që po ngjiste “shkallët e suksesit” në Romë

Janë publikuar pamjet e atentatit që i mori jetën 3 vite më parë, kreut të tifozëve ultras të skuadrës italiane Lacio.
Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet e ekzekutimit të Fabrizio Piscitellit, i cili ishte dhe një trafikant drogë, i cili po ngjiste pak nga pak shkallët e “suksesit” në trafikun e lëndëve narkotike.
Nga pamjet shihet se si autori i krimit është duke vrapuar në një park, ku ndodhet Piscitelli bashkë me një person tjetër, të ulur në një stol. Sapo afrohet pranë ultrasit, ai ngadalëson hapin dhe e gjuan për vdekje. Në këtë moment personi tjetër largohet me vrap, ashtu si vrasësi, duke e lënë viktimën të shtrirë në tokë.
Ngjarja ka ndodhur më 7 gusht të vitit 2019, dhe gjithçka ndodh për 20 sekonda, teksa personi i përfshirë në vrasje dhe i kapur nga kamerat, për prokurorët është Raul Esteban Calderon.