Dy ditë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, simpatizantët e PD ngjisin fletushka në mure e makina

Simpatizantët e Partisë Demokratike kanë nisur shpërndarjen e fletushkave për protestën kombëtare të datës 12 nëntor, të thirrur në Tiranë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, fletushkat kanë nisur të shpërndahen në rrugët e qyteteve, të ngjiten në mure e fasada xhami, si dhe në makina. Në mbështetje të këtij tubimi do të jetë dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, ka ftuar mbrëmjen e sotme deputetët e grupi Alibeaj që të marrin pjesë në protestën e 12 Nëntorit të thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij, në shesh ka vend për të gjithë dhe ata duhet të jenë mes demokratëve.

“Ajo që lexohet në rreshtat e Ambasadës, është se e dinë se protesta do jetë më paqësore se kurrë ndonjëherë. e patë sa thjesht. Kështu protestojnë demokratët. Të gjithë demokratët. Presim dhe grupin Alibeaj. Unë besoj se do të jenë sepse nuk ka si të jetë ndryshe”, tha Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT