“Lefter Koka dhe Alqi Bllako në të njëjtën qeli”, shtyhet sërish seanca për kërkesën e ish-ministrit

Gjykata e Posaçme shtyn për të premten tjetër seancën e shqyrtimit të kërkesës së radhës të Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë për llogari të inceneratorit të Fierit. Në seancën e sotme GJKKO administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjor mbi gjendjen shëndetësore të ish-ministrit.

Sipas aktit, Lefter Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se ka probleme të rënda me zemrën. Dy javë më parë Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë “arrest në burg”, nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT