VIDEO/ Vuçiç shpëton ‘për një fije’ pas takimit me Macron: Për pak më goditi, por unë as që lëviza vendit. Dikush ma ka bërë kastile

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa ishte duke treguar se çfarë bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, është përfshirë në një incident të vogël.

Sipas mediave serbe, gjatë fjalë së tij, drita e një transmetuesi ra në tokë ku zhurma ndërpreu fjalën e tij për një moment.

“Për pak më goditi”, tha Vuçiç, megjithatë, me një buzëqeshje të vetëkënaqur në fytyrën e tij, ai u mburr me trimërinë e tij duke thënë: “As që lëviza”.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vuçiç zhvilloi ditën e djeshme një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT