Rama dhe Yuri Kim në shënjestër/ Çfarë po paralajmërojnë HAKERAT IRANIANË, ja foto që publikuan

Hakerat iranianë të “Homeland Justice” janë marrë sërish me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pas publikimit kohë më parë të të gjitha hyrje-daljeve në vend të kreut aktual të qeverisë në 17 vitet e fundit, kësaj here hakerat kanë dërguar në grupin e Telegram një foto.
Por në foto, Rama nuk është vetëm, pranë tij është edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Të dyve u janë vendosur dy shënjestra të kuqe në kokë.
Dy rrathët janë të shënjestrës së një snajperi që është vendosur tek objektivi. Kjo foto është dërguar e pa shoqëruar me koment.
Nuk dihet se çfarë nënkuptojnë hakerat iranianë me këtë foto.
Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.