Këshilltari amerikan: Heqja e taksës 100% mund të rifillojë negociatat
Këshilltari për sigurinë kombëtare Shtëpisë së Bardhë se taksa shumë e lartë e Kosovës për mallrat nga Serbia po e bën të pamundur përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në bisedimet e normalizimit mes dy shteteve, të cilat Presidenti Donald Trump I ka kërkuar që në në dhjetorin e kaluar.
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili filloi në vitin 2011, u ndërpre vjeshtën e kaluar pas propozimit për shkëmbimin e territoreve dhe vendosjen e taksës 100% për mallrat e importuar nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.
Muajin e kaluar, presidenti kosovar Hashim Thaçi tha se Uashingtoni duhet të ndërrmarrë “rol kryesorë” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, sepse Bashkimi Evropian është shumë “i dobët” dhe “jo i bashkuar”.
Por John Erath, zëvendës drejtor i lartë për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SH.B.A.-së, thotë se kjo është jo e arritshme, nëse Prishtina nuk pezullon ose eleminon krejtësisht taksën, në mënyrë që të tërhequr Beogradin në tryezën e negociatave.
“Kemi dëgjuar se është e rëndësishme që SHBA të përfshihet në dialog, të luajë një rol lehtësues, por ne nuk mund ta bëjmë këtë derisa të ketë një dialog të vërtetë, dmth derisa taksa të hiqet”, tha ai për Zërin e Amerikës.
“Unë kam plane për mënyrën se si mund të ndihmoj dhe çfarë mund të jetë kontributi të SHBA-së, por unë nuk mund të filloj t’i zbatoj ato derisa çështja e taksës të zgjidhet”, tha Erath.
I pyetur në lidhje me shkëmbimin e territoreve dhe deklaratën e Këshilltarit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, John Bolton që thoshte se SHtetet e Bashkuara nuk shqetësoheshin nëse Kosova dhe Serbia binin dakort në këtë çështje, Earth theksoi:
“Pozicioni ynë është se çdo gjë që është dakordësuar midis dy palëve, do të ishte mirë me ne”.
“Qëllimi ynë është të ketë marrëveshje dhe marrëdhënie të normalizuara. Qëndrimi gjerman është disi më i ndryshëm, por prap, është e njëjta gjë, sepse … nuk shoh ndonjë mënyrë për të arritur një shkëmbim territori të pranueshëm për të dyja palët”.
“SHBA mbështet parimet e OSBE-së, duke përfshirë integritetin territorial, dhe i takon popullit në Kosovë të vendosë për integritetin e tyre territorial”, shtoi ai, duke i përsëritur qëndrimin e kohëve të fundit të Mattheë Palmer, ndihmës sekretar për vendet evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, bën më dije Dita duke iu referuar Zërit të Amerikës.