Gazment Bardhi nxjerr bllof Berishën dhe Bylykbashin: Mashtrimin tuaj s’e ha as ndonjë student i vitit të parë

Gazment Bardhi ka nxjerrë bllof Berishën dhe deputetët e tij, të cilët mashtruan shqiptarët këtë të premte, me pretendimin se paditën në Gjykatën Kushtetuese ndërtimin e projektit të Portit të Durrësit.
Bardhi shkruan se ky është një mashtrim i trashë.
“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?
Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike & tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues! Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët.
Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, shkruan Bardhi, pasi Oerd Bylykbashi u shfaq sot në Gjykatë Kushtetuese, duke pretenduar se paditi projektin e Portit të Durrësit..