Karamuço ngre alarmin: Mercenarë të grupit “Wagner” kanë hyrë në territorin e Kosovës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin, teksa ka deklaruar se pjesëtarë të grupit Wagner kanë hyrë dhe kanë dalë në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Ka një realitet shumë të rrezikshëm për konflikt. Me të dhënat që kanë shërbimet inteligjente ushtarake të NATO-S, janë dhe Wagner.

Kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Sepse aty ka kontrabandë armësh, ushqimesh”, tha Karamuço në emisionin në Abcnews.

Grupi “Wagner” është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në vende të tjera përreth. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali. Ata njihen për krimet e tyre të rënda dhe mizore në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT