Gjekmarkaj takon homologun grek: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar disa takime në Greqi.

“Takime miqësore pune në Parlamentin e Greqisë, me zëvendëskryetarin e Parlamentit, z.Charalampos Athanasiou, zëvendëskryetarin e Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme, z. Anastasios Dimoschakis, dhe anëtarin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë, z.Konstantinos Barkas”, thotë ai.

“Mirënjohje Greqisë për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë dhe besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Kënaqësi të dëgjoj vlerësimin e drejtuesve të lartë të Parlamentit të Greqisë për prioritetin në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vijimin e mbështetjes së fuqimishme të integrimit evropian të Shqipërisë.

Lidhjet midis Shqipërisë e Greqisë janë të pandashme, marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë mbështeten nga të gjitha forcat politike dhe grupet e miqësisë do të kontribuojnë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi, janë ura të miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Greqia vlerëson përmirësimin e legjislacionit shqiptar për pakicat dhe mbështet integrimin e komunitetit shqiptar në Greqi si edhe zgjidhjen e çështjes së sigurimeve shoqërore e të shërbimeve publike ndaj tyre”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj takon homologun grek: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT