Me flamurin e PD në dorë, Paloka nxjerr fotot: Boksieri shqiptar dërgon mesazhin e tij dhe një grup nga Roma janë…

Pak orë para protestës, Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar dy fotografi në rrjetin e tij social.

Në njërën foto shfaqet boksieri i njohur shqiptar, Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë.

Ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

“Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten. Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY !”, shkruan Edi Paloka.

Me flamurin e PD në dorë, Paloka nxjerr fotot: Boksieri shqiptar

Kujtojmë se protesta kombëtare mbahet sot në orën 16:00 para kryeministrisë.

Madje Policia e Shtetit ka njoftuar 24 orë përpara protestës kombëtare të opozitës për rrugët dhe segmentet që do të bllokohen për të krijuar lehtësia për qarkullimin e qytetarëve, të cilët do të marrin pjesë në tubimin e ditës së sotme.

Me flamurin e PD në dorë, Paloka nxjerr fotot: Boksieri shqiptar

Back to top button
LAJMET E FUNDIT