Policia rrethon “Westminster Bridge”, shqiptarët s’largohen: O sa mirë me qenë me shqiptar…

Protesta e paralajmëruar ditë më parë, ka mbledhur në Britani shqiptarët e Londrës të cilët u quajtën kriminelë nga sekretarja britanike Suella Braverman.

O sa mirë me qenë me shqiptar…’, është thirrja e cila ka pushtuar “Westminster Bridge” këtë të shtunë.

Të veshur kuqezi dhe me pankarta në duar dhe këngë patriotike shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Suella Braverman pas deklaratave të saj lidhur me emigrantët.

Vlen të theksohet se kohët e fundit diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta.

Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT