Opozita pa skenar/ Çfarë do ndodhë në protestë? Deputetja e Metës: Vendosin qytetarët për ecurinë e saj

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeministri për të protestuar ditën e sotme. Por duket se opozita nuk ka një skenar të qartë sesi do të vijojë protesta, por do ua lënë në dorë atë qytetarëve.

Për Report Tv, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se ecuria e protestës do t’u lihet në dorë protestuesve, ndërsa theksoi se sot të gjithë kanë një arsye për të protestuar.

“Shumë arsye për të protestuar, kriza e çmimeve, karburante, projekt buxheti 2023 për PPR dhe koncesione dhe jo qytetarët. Ka ardhur momenti që kushdo ta kuptojë kush është sovrani në këtë vend.

Protestë e opozitës së bashkuar, do ketë mesazhe të forta. Qytetarët e dinë vetë sesi do veprojnë në ecurinë e protestës”, tha Xhixho./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT