Balla reagon për protestën e PD: Aleanca e Rublave çdo ditë e më e tërbuar, kishin porosi nga Moska që sot…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas mbylljes së protestës të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.
Balla ka postuar një foto ku shihet Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë në protestë dhe shkruan se aleanca e rublave është çdo ditë e më e tërbuar dhe se prej sonte edhe më e dëshpëruar.
Sipas tij porosia nga Moska për sonte ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur aq thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp” shkruan Ballan ë postimin e tij.