Rama: Ja si Berisha takoi zyrtarin e Putin para se t’i ngulte thikën Kosovës në Strasburg

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij ndaj Sali Berishës, në lidhje me financimet nga zyrtarë rusë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Berisha, kur ishte kryeministër takoi më 17 dhjetor të vitit 2010, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.
Sipas Ramës, një muaj pas këtij takimi, Partia Demokratike votoi pro raportit të Dick Marty-t, duke i ngulur Kosovës një thikë pas shpine.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkroi Rama në Twitter.