“Kjo që ndodhi sot në Londër është e turpshme”, Reagon politikani britanik për protestën e shqiptarëve

Ish-deputeti britanik, Negel Farage ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur të shqiptarëve në Londër.

Ai reagoi pasi shqiptarët mbuluan me flamurin kombëtar statujën e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit, duke e quajtur këtë veprim të turpshëm.

“Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!” shkruan ai në postimin e tij.

Kujtojmë që me mijëra protestues u mblodhën ditën e sotme në protestë në Londër kundër deklaratave të Suella Braverman. Mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Ëestminsterit duke i kërkuar qeverisë t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT