Berisha pas protestës: Miting i jashtëzakonshëm, cunami i lirisë së shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar foto nga protesta që u mbajt mbrëmjen e sotme duke e quajtur “miting të jashtëzakonshme”.
Berisha shkruan se ky është tsunami i lirisë së shqiptarëve.
“Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve. #sb” shkruan Berisha në postimin e tij.
Kujtojmë që protesta e sotme nisi në orën 16:00 dhe zgjati deri më 19:00. Protesta qe e qetë, por vetëm në fund pati një përplasje, ku protestuesit çanë kordonin e policisë dhe u ngjitën në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj për jetët e humbura nga shteti.