Komuna e Kumanovës bastardon gjuhën shqipe, a janë të qëllimshme gabimet që përsëriten?

Komuna e Kumanovës ka nisur një fushatë promovimi me materiale reklamuese me rastin e 500 vjetorit të saj. Por mbishkrimet në gjuhën shqipe janë bastarduese sepse përdhosin gjuhën shqipe.

Në sloganin në maqedonisht ku shkruhet: “500 години Куманово” në shqip është përshkrimi bastardues “500 vita Kumanova”.

Banorët kanë reaguar ndaj këtij mbishkrimi duke pyetur se a ka përkthyes apo nëpunës shqiptarë kjo komunë dhe kush duhet të mbajë llogari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT