‘Nuk e pranojmë’, Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA për sulmin në Stamboll

Qeveria e Turqisë nuk ka pranuar ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vdekjen e gjashtë personave në shpërthimin e fuqishëm në Stamboll, ngjarje që ndodhi një ditë më parë.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës së SHBA. Ne e refuzojmë atë”, tha Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu në një intervistë televizive.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizimin me armë të degës siriane të grupit terrorist PKK , YPG në Sirinë veriore.

6 persona humbën jetën dhe mbi 80 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që ndodhi pranë sheshit Taksim në Stamboll.

Në prangat e policisë ka rënë një grua, Ahlam Albashir.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT