Emri i gazetarit të njohur në kontaktet e kreut të SHISH/ Veliu sqaron të vërtetën: E ka ruajtur numrin tim me fanatizëm…

I ftuar ditën e sotme në”Zona Zero” në Top News  ka qenë gazetari Muhamed Veliu, i cili ka komentuar ndër të tjera edhe se pse emri i tij gjendej në e-mailet e drejtorit të SHISH Heidon Bendos.

Sipas gazetarit, kontaktet e tij dhe të Bendos kanë qenë vetëm dy herë, një herë në emërimin e tij dhe një herë tjetër gjatë një pritje në ambasadën britanike.

“ Jam shumë kurioz ta zhvilloj një bisedë me Bendon. Nuk kam qënë ndonjë herë subjekt i punës së tij. Kontakti i parë është kur Bendo është bërë drejtor ku  unë e kam uruar dhe i kam kërkuar një intervistë.  Mesa duket e ka ruajtur me fanatizëm numrin tim. Unë e kam takuar edhe njëhrereë në një pritje të ambasadës britanike ku kemi patur një bisedë shumë të bukur dhe pa sekrete do të thosha.”– tha Veliu nga lidhja skype.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT