Rusët “bombardojnë” Kievin, zyrtarët: Kanë lëshuar 100 raketa, mbi 7 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka hedhur rreth 100 raketa në një sulm mbarëkombëtar.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kirill Timoshenko, ka bërë me dije se 15 infrastrukturë të energjisë u dëmtuan dhe is pasojë kanë mbetur pa energji më shumë se 7 milionë njerëz.

Ndërkohë, ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Galushchenko, tha se sulmi i sotëm i Rusisë është bombardimi më i madh i sistemit energjetik të Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Sipas tij, ky sulm mund të prekë jo vetëm sistemin energjetik të Ukrainës, por edhe sistemet energjetike të disa vendeve fqinje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT