Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Maskaragjozët e aleancës së rublave tremben se nuk do ta marrin me kurrë Durrësin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish opozitës për akuzat për portin e Durrësit.
Sipas Ramës, të gjithë reagimet e opozitës janë politike për të fituar vota, pasi siç shkruan ai opozita i trembet se nuk do ta marri më Durrësin në zgjedhje.
“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman!” shprehet Rama.