“Sa turp! Nëse kishit dyshime, ja kush e bën punën e rusëve në Shqipëri”, Veliaj reagon për protestën e paralajmëruar nga Berisha

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për protestën e paralajëmruar nga ish-kryeministri Sali Berisha në datën 6 dhjetor ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.

Ai e ka cilësuar turp dhe mjerim deklaratën e Berishës, ndëra thotë përmes një postimi në rrjete sociale, se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Europës, është prova më e qartë.

“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tiranë! Sa turp! Çfare mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thekson Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT