Njihuni me fshatin shqiptar të kishave, me mbi 15 monumente por që s’e viziton njeri

Në Fier e njohin si si fshati i shkollës së parë shqipe në Myzeqe, ndërsa vendasit e quajnë fshati i kishave.
Bëhet fjalë për Libofshën, fshatin myzeqar i cili ka plotë 15 kisha, disa prej të cilave janë ndërtuar 240 vite më parë.
Është një fshat plotë histori e kulturë dhe është shpallur fshat turistik falë monumenteve që ai mban në vetëvete.
Gjatë një interviste me priftin e fshatit, i cili kryen shërbesa, gazetarja Ardiana Mile mëson se vetëm banorët e zonës i frekuentojnë këto kisha.
Prifti thotë:
Banorët e zonësa që vijnë. Vizitorët nga jashtë nuk e dinë, nuk njihet kjo kishë, si kishë e vjetër, si monument kulture e klasit të parë. Ata që vijnë, vijnë me harta të gatshme, vijnë nga jashtë”.
Në Libofshë, kisha e Shën Kollit është shpallur monument kulture. E vogël e ndërtuar në vitin 1777 nga vetë banorët e Libofshës, kjo kishë ka një arkitekturë të veçantë, tipike të kishave myzeqare të shekullit 17-18 dhe me afreske mahnitëse të vëllezërve grabovarë Cetiri.
Ngjyrat e forta të Cetirëve, figurat biblike të ruajtura mrekullisht në afresket e kishës, e bëjnë Shën Kollin një nga kishat e rralla të Myzeqesë së Fierit, që fatkeqësisht shumë pak njihet dhe nuk vizitohet.