Zbulohet kandidati, ja kë Bashki synon Partia e Lirisë

Ish-deputeti Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që kandidon në primaret e Partisë Demokratike, për Bashkinë Kuçovë në zgjedhjet vendore 2023.
Maliqi përmes një postimi në Facebook,konfirmon se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PL-së, Ilir Meta, ndërsa shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë, ku do të kandidojë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.
“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik.
Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”, shkruan Maliqi.