Medvedev kërcenon: Kievi ka qenë gjithmonë i Rusisë dhe duhet t’i kthehet

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë të fortë, ku shprehet se Kievi ka qenë gjithmonë pjesë e Rusisë teksa e cilëson dhe si “kryeqyteti i një republike të BRSS”.
“Kiev është kryeqyteti i Rusisë së lashtë. Kievi është një qytet i pasur i Perandorisë Ruse.
Kievi është kryeqyteti i një republike të BRSS dhe së fundi, Kievi është thjesht një qytet ku njerëzit gjithmonë kanë menduar dhe folur në rusisht.
Kaq shumë për të sqaruar se çfarë dhe si duhet të kthehet”, ka shkruar Medvedev në Telegram.