VIDEO/ Kreu i Fifa-s Infantino falenderon Shqipërinë për pritjen e afganëve!

Këtë mëngjes kryeministri Rama ka publikuar një pjesë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ku Shqipëria ka marrë një falenderim për pritjen e refugjatëve afganë në vend.
“Mirëmëngjes,
dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë.”,shkruan Rama
“Të gjitha vendet europiane dhe ato amerikane mbyllën dyert duke thënë nuk mundemi, nuk mundemi. I vetmi vend që tha sillini këtu sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria dhe miku im, Edi Rama më tha ‘janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’.
Kështu Shqipëria hapi dyert e saj, ndërsa vendet e tjera nuk e bënë aspak”, tha kreu i FIFA-s./M.T/dritare.net