Sa shanse ka Ukraina të fitojë luftën?

Pasojat e sulmeve ajrore ruse shihen në të gjithë infrastrukturën e Ukrainës. Zonat e banuara dhe sistemi energjetik janë dëmtuar duke vështirësuar jetesën e banorëve.

Guvernatori lokal në provincën Lviv thotë se megjithëse energjia është rikthyer për rreth 95% të provincës, vetëm 30% e konsumatorëve mund të përdorin energjinë elektrike në të njëjtën kohë për shkak të kufijve të kapacitetit.

“Ne i dëgjuam të dyja shpërthimet. Shpërthimi i parë ndodhi kur ishim në një strehë, unë i mora fëmijët e mi. Shpërthimi i dytë ishte shumë i fuqishëm. Shtëpia po dridhej. Unë isha e shqetësuar se po ndodhte në oborrin tonë, sepse dëgjonim shpërthimet “ shprehet një qytetare

Në kryeqytetin Kiev të paktën një person u vra nga bombardimet dhe ndërprerja e energjisë elektrike  ka prekur  mijëra shtëpi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të nënshtrojë   Ukrainën pasi nuk arriti ta marrë atë me forcë. Me afrimin e dimrit, avancimet t ushtarake të Ukrainës po ngadalësohen.

Gjenerali amerikan thotë se ka pak mundësi që Ukraina ta largojë tërësisht Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e të ashtuquajturave dronët e saj Kamakaze, të cilat i përdori në breshërinë e sulmeve të së martës.

Rusia thotë se synon vetëm infrastrukturën energjetike ose ushtarake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT