Kreshnik Spahiu: Egoja i ka mbyllur sytë Albin Kurtit, krijoi përplasjen e radhës me SHBA dhe BE

Kreshnik Spahiu, ish kreu i Aleances Kuqezi ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës se po armiqësohet me SHBA e BE, duke i dhënë në tryezë fitoren Serbisë.

Spahiu, që ka qenë dikur një përkrahës i fortë i Albin Kurtit, ka shpjeguar se egoja politike po e pengon që të jetë i kthjellët.

Postimi i Spahiut:

Albin Kurti krijoi përplasjen e rradhës me SHBA dhe BE. Ego politike s’po e lejon të kuptojë që pas çdo rrefuzimi për marrveshje Amerika dhe Europa do të vendosin kushte më të ashpra dhe disfavorshme për shqiptarët.

Presioni Albinit i ngjan atyre si një bukë-shkelje. Çdo shtyrje marrëveshjes është fitore e Serbisë. Kosova nuk mund jetë aq mosmirnjohëse sa pas 20 vjetësh ta këmbejë Amerikën me targat e makinave.

Nëse populli nuk reagon kundër anti amerikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, pasojat do të jenë fatale për kombin./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT