NATO e zhgënjyer nga Albin Kurti: Përshkallëzimi duhet të shmanget

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur zhgënjimin e tij për mosarritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe refuzimi që i beri Kurti.
Ai ka thënë se misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent.
“Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka thënë Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell./TEMA