“6 dhjetori protestë dhe samit”, Shpërthen Noka: Do u tregojmë europianëve…

Kreshnik Collaku: Nuk ka asnjë lidhje Ram ame këtë Samit, vjen si një mesazh i fortë gjeostrategjik për Rusinë nga Ballkani. Pretendimi se Evropa ka nevojë të shohë një Shqipëri tjetër që proteston.
Shqetësimi im mbetet se kjo lloj proteste nuk mund të jetë as e fortë, as e dhunshme e as masive, por do I japë Ramës një argument për të akuzuar PD-në si një forcë anti-Europiane. Mund ta bëjmë në data të tjera por në datën 6 ka një peshë më të rëndë.
Noka: Nuk ka dyshim, ne do të protestojmë me 6 dhjetor. Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks në këtë betejë, është një betejë kundër monizmit. Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por ne me protestë do I paraqesim atë realen.
Ne do të protestojmë kundër regjimit, ne do i mikpresim evropianët duke I thënë se në Shqipëri ka monizëm, jemi të varfër, vidhemi, po shpopullohemi, jemi duke u shkretuar. Por sërish ka njerëz të lirë. Me këtë shpopullim Rama ja ka kaluar dhjetëra pushtuesve në këtë vend. Ai është më barbar se barbarët, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.