“Kujtohen në fund të vitit”/ Hoxha kundër ndërkombëtarëve: Gazetaria s’është një profesion që ushtrohet me suposte ambasadash

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim të ashpër ndaj ndërkombëtarëve ku në fokus janë BE dhe OSBE.

Hoxha me kritika të ashpra thotë se në 12 muajt e vitit, ndërkombëtarët kujtohen për Shqipërinë në fund të vitit dhe u digjen fondet.

Postimi i plotë:

Me ftojne me miresjellje dhe delikatese per aktivitete dhe seminare, ku do t’i qahet halli gazetarise, apo do te zgjidhen hallet e gazetareve…

Po mire mo vlla, viti ka 12 muaj, si ka mundesi qe ju kujtoheni per ne, vetem kur u vjen fundi i vitit dhe u digjen fondet?!

Ne fund te vitit, kur duhet te mbushni faturat dhe listat e pjesemarresve, per te justifikuar shpenzimet, kujtoheni te na ftoni per ndonje dreke ne Rogner, apo ndonje honorar simbolik per prezencen.

Gezojini, shijoini dhe u befshin mire ato fonde, se fundja te qytetareve te pasur europine jane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT