“S’e japim Fierin për Brukselin”/ Klosi përplaset me drejtorin e shtypit të Berishës: Jeni haxhiqamilë. Lela: Protesta më 6 dhjetor…!

Deputeti i PS, Blendi Klosi ëshët përplasur me gazetarin Alfred Lela në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me protestën e PD në 6 dhjetor, i cili ka permendur bllokimin e ligjeve per shkak te kreut te qarkut te Fierit!

Sipas Klosit, me protestën e PD ditën që në Tiranë pas 32 vjetësh vijnë kaq shumë përfaqësues të Bashkimit Evropian, do të mbahet mend historikisht që për herë të parë një pjesë e politikës shqiptare shfaqet kundër BE.

“Duke dalë në protestë, duke bllokuar rrugët, shqetësimi ynë është që është dita e parë që në Tiranë vijë kaq shumë liderë të BE, një pjesë e politikës sonë del kundër NE.

Që nga ky moment do kemi në Shqipëri jo më atë që kemi thënë që 99 për qind e shqiptarëve janë pro BE. Është hera e parë që një grup politik del kundër BE pas 110 vjetësh, mund të kenë dalë edhe në kohën e Haxhi Qamilit, kampi tjetër e di më mirë këtë”, tha Klosi.

Gazetari Alfred Lela thotë se zgjedhja e datës 6 dhjetor për protestën e opozitës është edhe një sinjal për ndërkombëtarët.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Lela u shpreh se protesta do të shërbejë për t’i treguar ndërkombëtarëve se ka një problem në Shqipëri që nuk është politik, por është problemi i popullit që e kemi parë në 7 korrik dhe 12 nëntori.

“Është një moment shumë i mirë për të dhënë një sinjal për t’i treguar se ka një problem në Shqipëri që nuk është politik por është problemi i popullit, që e keni parë në 7 dhe 12 nëntori. Duhet edhe protesta, se në parlament jemi dëshmitarë të një cirku të paturp. Protestat e mëparshme kanë qenë shenja të këtij zëri të qytetarëve të pakënaqur. Është dialog me Evropën jo kundërshtim. Kundërshtimin e kemi me ata që bëjnë monolog, qeverinë”, tha Bushati./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT