Baze publikon videon e Berishës: Ja një rast kur njeriu harron ça kohe është dhe lavdëron kundërshtarin

Mero Baze ka publikuar një deklaratë të Sali Berishës, ku ky i fundit lavdëron qeverinë për zhvillimin në turizëm në vitet e fundit.
Në fjalën e tij nga Shkodra, Berisha duket se ka harruar që 10 vite më parë, kur askush nuk e dinte mrekullinë e lumit të Shalës, vendi qeverisej prej tij.
“Shikoni si është bërë lumi i Shalës, para 10 vitesh nuk fliste kush për të . Sot është bërë një yll në turizëm. Kështu është kudo”, tha Berisha.
“Ja një rast kur njeriu harron ça kohe është dhe lavdëron kundërshtarin që ka zhvilluar turizmin këto 10 vjet”, shkruan Baze.