Më mirë të hapësh një kafe apo një librari?

Sot është dita e alfabetit në nder të Kongresit të Manastirit, që vendosi në Nëntor 1908 përdorimin e shkronjave latine për alfabetin shqiptar.

Javën e kaluar u mbajt panairi i përvitshëm i librit, ku nuk munguan vizitorët e shumtë.

“Stop” pyeti qytetarë të moshave të ndryshme, nëse lexojnë dhe sa. Shumica thanë, se kanë raport të mirë me leximin dhe kjo duhet stimuluar.

Gazetari: Kam nja 100 mijë euro kursime nga puna, tani të hap ndonjë lokal apo librari. Ku fitoj më shumë lekë?

Qytetari 1: Të hapësh një kafe që ka edhe libra brenda.

Qytetari 2: Në vendin tonë besoj se lokali të nxjerr më mirë. Libra këtu, vështirë e ke.

Qytetari 3: Këtu duhet të blesh dhe shesësh makina. Ky është biznesi i ditës. Me libra nuk fitohet një./tvklan.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT