Dhërmiu – Perla e rivierës shqiptare, vend që duhet patjetër të vizitohet

Dhërmiu padyshim se është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë.
Ky fshat është i dyti i krahinës së Himarës, i cili është i vendosur buzë detit Jon. Ky fshat i cili u bë ndër më të dëshiruarat për të gjithë që e duan bukurinë natyrore dhe ujin e kristaltë.
Është i rrethuar me gjelbërimin e ullinjve dhe agrumeve të shumta, gjë që i jep fshatit bukuri madhështore.
Plazhi i Dhërmiut është më shumë se 5 kilometra i gjatë, plazh ky i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën është ngritur manastiri i Shën Theodhorit.
Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë Dhërmiu bën pjesë në komunën e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës.
Dhërmiu është i veçantë pasi që përputhën shumë mirë deti me malet, pra uji i pastër dhe i kaltër i Jonit bëhet bashkë me ajrin shumë të pastër dhe të shëndetshëm të maleve dhe nuk ka ku shkon më mirë dhe më mrekullueshëm së kaq.
Ky vend me gjithë këto mrekulli është cilësuar si një perlave e rivierës shqiptare dhe numëron një numër të madh bunkerësh që janë ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës e që tashmë kanë mbetur të ekspozuara për vizitorët.
Vende tjera atraktive që duheni patjetër t’i vizitoni nëse jeni në Dhërmi janë: Shpella e Piratëve, Gjiri i Gjipesë, Grama dhe Alevrat.Shpella e Piratëve është shpellë që u bë i famshëm nga libri i Petro Markos. Kjo shpellë është e përshtatshme për tu vizituar pasi që ka dy mënyra për të shkuar, atë tokësor dhe atë ujorë. Shpellat e Piratëve të shpiejnë në kohërat Mesjetare.Gjiri i Gjipesë është plazhi më i virgjër i rivierës shqiptarë. Ky plazh dallon nga të tjerët pasi që është i njohur për rërën e imët dhe kristal të pastër. Edhe Gjiri i Gjipesë njëjtë si Shpella e Piratëve ka dy rrugë, atë ujore dhe rrugën tokësore përmes Shën Theodhorit.Grama apo ndryshe i njohur si Gjiri i Gramës ndodhet në Veri të Dhërmiut dhe Palasës, në kepin më të njëjtin emër. Në shkëmbinjtë e ndodhura në këtë gji gjenden shumë mbishkrime dhe simbole, në gjuhën ilire. Ky emër, Grama (Gërma), vjen nga fakti, se shkëmbinjtë janë të gdhendur me gërma. Mund të shkohet në Gramë kryesisht nga ana e detit.
Alevrat është një vend interesant, të cilat duhen vizituar për të admiruar detin kristal dhe të thellë si dhe shkëmbin e vendosur pingul mbi det. Më një gji i vogël por tepër tërheqës, më një plazh shkëmbor, ngjitur më kodrën mbi të cilën është vendosur manastiri i Shën Theodhorit, Alevrat janë një vend që nuk duhen lënë pa u parë.Një tjetër fakt interesant që na kanë treguar për Dhërmiun është se shumë çifte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në këtë vend që është mrekullia vet.