Primaret e Berishës lënë jashtë Mziun/ Miratohen kandidaturat për bashkitë e mbetura, Vokshi publikon emrat: Vijojnë bisedimet…!

Deputetja Albana Vokshi zbuloi këtë të mërkurë emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.

Gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Vokshi lexoi emrat e kandidatëve të miratuar gjatë mbledhjes së sotme, ku bie ne sy mbetja jashte e Xhelal Mziut, pavaresisht se e kerkoi me deshperim kandidimin ne Kamze.

Ajo shtoi se për emrat në bashkitë e tjera që nuk janë publikuar ende vijojnë bisedimet me partitë aleate.

Emrat për bashkitë e mbetura:

Fushë Arrëz- Dedë Bajraktari, Hilë Curi, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nikë Deda

Cërrik- Ankelida Çela, Servet Duzha

Gjirokatër- Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami

Përmet- Edmont Komino, Niko Shupuli.

Këlcyrë- Arjan Kasaj, Edmond Nano

Memaliaj- Albert Malaj, Bukurosh Ajdini

Tepelenë- Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi

Libohovë-Adil Xhelili

Kolonjë- Et’hem Lumani

Kamëz- Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prençi

Bulqizë- Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha

Krujë- Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri

Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, në ditët në vijim KOKOE do japë një informacion më të plotë në lidhje me kandidaturat e miratuara nga kryesia./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT