VIDEO/ “Gjithmonë kam vrarë veten”, Spaho bën lapsusin në Kuvend, Spiropali: Jo aman se na duhesh

Deputeti i PD, Edmond Spaho është duke mbajtur fjalën në Kuvend, ku po i drejton kryeministrit Edi Rama disa pyetje në lidhje me Portin e Durrësit.
Mirëpo gjatë fjalës së tij Spaho ka bërë edhe një lapsus, ku në vend të thoshte “kam vrarë mendjen”, tha “kam vrarë veten”.
E ky lapsus nuk mund t’u shpëtonte deputetëve që nisën të qeshnin, ndërsa minsitrja Spiropali tha “Jo, aman se na duhesh”.
Spaho: Gomarit sepse bëmte ndonjë punë. Gjithmonë kam vrarë veten, kam vrarë mendjen kur dëgjoja, po mirë lapsus kërkoj ndjesë…
Spiropali: Jo aman se na duhesh