Perandoria Osmane ndaloi Ismail Qemalin të shkonte në Vlorë? Studiuesi ka një version tjetër: Janina në vitin 1912…

Koleksionisti dhe studiuesi, Eros Hoxha, ka dalë së fundmi me disa teori që i kanë habitur të gjithë shqiptarët. Sipas Hoxhës, legjenda e krijuar që perandoria Osmane ndaloi Ismail Qemalin të shkonte në Vlorë nuk është e vërtet.

“Austro-hungarezet ndihmuan Shqipërinë dhe kjo s’është e vërtet. Austro-hungarezëve ju interesonte vetëm veriu katolik.

Europa e copëtoi Shqipërinë nuk e ndihmoj në 1912. Janina në 1912 u shit ishte marrëveshje e para disa viteve mes Ismail Qemalit dhe grekëve”, ka thënë Hoxha, duke iu referuar një telegrami.

Sipas studiuesit, Më pas Ismaili u helmua prej italianëve pikërisht sepse donin Vlorën dhe rrethinat e saj.

Është nënshkruar dhe një deklaratë e dytë pavarësie në Durrës por Erosi eshte duke hulumtuar për ketë gjë.

Hoxha ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se sipas disa dokumenteve, një telegram që i është dërguar Janinës dhe më pas Vlorës, ku thuhet Ismail Qemali nuk do ndalohet, por do të ndihmohet.

Perandoria Osmane ndaloi Ismail Qemalin të shkonte në Vlorë?

“Kjo do të thotë se Perandoria Osmane jo vetëm që nuk e ndaloi, por e ndihmoi atë. Telegrami ishte për qeverinë e tyre. Të gjithë zyrtarët punonin për Perandorinë Osmane. Porta e Lartë dërgonte letrën, Janina e pyeste çfarë duhet të bëjmë dhe ajo u përgjigj ‘nuk do ndalohet, por do ndihmohet të bëjë qëllimin që kishte’”, tha studiuesi.

Ky i fundit u shpreh se Porta e Lartë kishte vite që bënte Luftën Ballkanike dhe e pa që po humbiste.

“Porta e Lartë e pa që mënyra më e mirë ishte të bashkëpunonte me popullin shqiptar që të merrte vendet e saj. E gjitha është politike dhe gjeopolitike. Shumë shtete që ishin në marrëveshje me njëra-tjetrën donin të fitonin si politikisht ashtu edhe gjeopoilitiksht”, tha Hoxha.

Ai shtoi se ky telegram është bërë i njohur pas viteve 1990 dhe kopja origjinale ndodhet në Stamboll.

“Kopja origjinale është në Stamboll, ka ardhur si telegram në Shqipëri, duhet ta ketë Arkivi i Shtetit”, u shpreh studiuesi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT