Foureira: Kam gënjyer për origjinën time shqiptare nga frika e rracizmit grek

Këngëtarja e famshme Eleni Foureira me origjinë shqiptare ka dhënë një deklaratë befasuese në televizionin grek.

Në fakt shpesh na ka habitur me deklaratat e saj ..Ajo pranoi se gjatë karrierës së saj ka gënjyer shumë herë për origjinën si shqiptare pasi i druheshe bullizmit.

“Kam gënjyer shumë herë për origjinën time. Kisha frikë se nëse pranoja që kam origjinë shqiptare do të bëhesha viktime bullizimi dhe se karriera ime do të shkatërrohej. Tani jam shumë mirë dhe e them hapur pa problem. Duhet që të gjithë të mos gjykojmë në bazë të origjinës se dikujt,” u shpreh Foureira.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT