Me Lamborghini e Mercedesa/ Shqiptarët ‘pushtojnë e ndezin flakë’ rrugët e Londrës në 110-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Festa e Pavarësisë ka bërë bashkë shqiptarët në vende të ndryshme të botës.

DailyMail ka sjellë në artikull për shqiptarët që jetojnë në Londër dhe organizimet e tyre me parada në rrugët e Britanisë, me flamurin kuq e zi për të festuar.

Qindra shqiptarë shkruan dailymail kanë dalë në rrugët e Londrës me makina të shtrenjta për të festuar ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Audi , Range Rovers, Porsche e Lamborghini shihen në videot e shpërndara në rrjete sociale.

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën në Urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë që t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke deklaruar: “Jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”.

Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT