Shqetësohen mediat greke: Çamët po zgjohen! Marin Mema kërkon drejtësi për ta (VIDEO)

Mijëra shqiptarë veshën në ngjyrat Kuq e Zi zemrën e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara. Si kurrë më parë ata u derdhën në rrugët e Manhatanit për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri.
Parada e realizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe pa asnjë mbështetje politike nga Shqipëria kishte për drejtues ceremonial të saj gazetarin e Top Channel, Marin Mema.
Per kete manifestim shprehen te shqetesuara nje pjese e mediave greke, ku madje ka përfunduar dhe në edicionin e lajmeve të një prej televizioneve më të mëdha greke “Ant1” dhe prej andej në shumë portale, duke i quajtur pjesmarresit shqiptare si ekstremistet nacionalist, citon ‘Zgjohu Shqiptar’.
Sipas tyre, shqiptaret janë vazhdimisht në rritje te aktiviteteve te tyre nacionaliste dhe qëllimi i tyre kryesor është sulmi ndaj shtetit grek./ZgjohuShqiptar.info