Primaret e Kamzës, akuza e kandidatit Asllan Dogjani: Në PD ka ndodhur vjedhje masive votash, turp i madh

Një tjetër akuza ka ardhur nga vetë kandidatët që kanë marrë pjesë në procesin e ashtëquajtur të primareve që ka organizuar Rithemelimi i Sali Berishës.
Këtë radhë akuza ka ardhur nga kandidati i primareve të Kamzës Asllan Dogjani.
Në një lidhje live ai ka treguar se votimi për bashkinë e Kamzës ka pasur një numër të madh parregullësisë.
Deklarata e tij është bërë para pak minutash në transmetim live në televizionin e Sali Berishës, ku shtoi se në PD ka ndodhur një vjedhje masive votash.
“Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Dogjani.
Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit.