Negociatat, CDU/CSU sjellje armiqësore ndaj Shqipërisë?

Organizata e “Këshilli i Politikave të Demokratizimit ” me qendër në Berlin dhe Uashington shkruan se Gjermania është kundër hapjeve të negociatave për Shqipërinë dhe Meqedoninë e Veriut, sipas lajmit të Politiko.al.

Sipas kësaj organizate, Berlini ishte aq mizor me Shqipërinë, sa që deklaroi se nuk kishte kohë të mjaftueshmë për të lexuar raportet e Komisionit Europian ku rekomandohej hapja e negociatave për Shqipërinë, duke e shtyrë vendimin për në vjeshtë.

Sipas kësaj organizate, CDU/CSU ka shfaqur një sjellje armiqësore ndaj Shqipërisë, kur deklaroi se nuk kishte kohë të mjaftueshmë për t’i lexuar raportet para seancës parlamentare të kësaj jave, që është edhe e fundit para samitit të BE-së, që do zhvillohet në datata 20-21 qershor.

Këshilli i Politikave të Demokratizimit është një iniciativë për politika të përgjegjshme të demokratizimit në mbarë botën. Përmes punës kërkimore, analizës, përkrahjes dhe angazhimit politik, kjo organizatë synon të tërheq vëmendjen e politik-bërësve, ligjvënësve dhe shoqërisë civile për shkeljet e lirive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT