VIDEO: Ky është qytetari që goditi me grusht në mes të turmës Berishën

Këto janë pamjet kur qytetari godet me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.
Siç shihet në pamjet në momentin që Berisha së bashku me protestuesit po marshonin drejt protestës një qytetar identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat të cilët e kanë goditur me grushte dhe shqelma personin që goditi Berishën.
Ai u identifikua si Gentian Shehu nga Bicaj i Kukësit, që më pas u arrestua.