Basha me gazetarët: Rama dhe mafia po bëjnë grusht shteti

Pak minuta pasi kryeministri Rama në mocionin me debat për dekretin e presidentit, kërkoi shkarkimin e këtij të fundit dhe dha arsyet pse Meta s’duhet të rrinte më në atë zyrë, edhe kryedemokrati Basha doli në një konferencë me gazetarë, pikërisht për situatën ku ndodhet vendi.

Kreu i PD-së, tha se vendi po shkonte drejt një grushti shteti.

“Shipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Bajrat e Habilajt nga Sanxhaktarët duke përfunduar tek  bandat e çobenjve në Korçë”,- tha ai.

Deklaratën për mediat, ai e quajti si të jashtëzakonshme. Por ajo që ra në sy, ishte se në konferencë është e pranishme edhe një media ndërkombëtare.

“Falenderoj kolegët e huaj të Al-Jazeera apo jo. Nuk gabohem? OK! Kjo është një konferencë e jashtëzakonshme”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT