Samiti i BE-Ballkani Perëndimor/ Braçe: Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq brenda Evropës!

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se Evropa ka tashme një shtëpi plot diell me dyer të hapura. Sipas Braçes, Shqipëria kurrë më parë se sot në 110 vitet e fundit, ku ka qenë një shtëpi për të gjithë. Braçe shton se nuk kemi qenë kurrë brenda Evropës dhe kjo ndodhi sot.

‘Dita me diell e Shqipërisë! Prej sot, Evropa, ka një shtëpi plot diell, me dyer te hapura, ne zemër te saj; Jo një shtëpi vere, te cilën mund ta kenë kudo; Një shtëpi modeste ende sa i takon demokracisë, zbatimit te ligjit, drejtësisë si garante e tij, drejtësisë sociale, ekonomisë, por e mirëvendosur ne perëndim, mikpritëse, besnike, kurrë e joshur nga tradhëtia; ne drite te diellit! Quajeni shtëpinë tuaj!

Kurrë me pare se sot-ne 110 vitet e fundit e me shume, nuk kane qene ne këtë shtepi, gjermanet, francezet, italianet, austriaket, portugezet, hollandezet, belget, suedezet, danezet, finlandezet, greket, ceket, kroatet, sllovenet, polaket, hungarezet etj, te gjithe;

Te bëjnë punët e tyre e te na përfshijnë edhe ne, te ndajnë qëllimet dhe te mirat e ekonomisë edhe me ne, te merren me hallet e tyre e tonat, te përbashkëtat, te na mbrojnë siç veten! Nuk kemi qene kurrë kaq brenda Evropës; ndodhi sot!’- tha Braçe.’- shkruan Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT