FOTO/ “Plas” keq në Turqi, plagoset në seli kryetari i opozitës, dy plagë me thikë…

Ozturk Y?lmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit në Turqi është plagosur pas një sulmi me thikë ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në selinë e Partisë Opozitare në Ankara, ku Ozturk u sulmua me thikë nga një person që i shkoi në zyrë për ta takuar. Ai mori dy plagë në këmbën e djathtë dhe u dërgua në spital dhe tashmë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/

Kanë nisur përpjekjet për kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar.

Në zgjedhjet e mbajtura më 1 nëntor 2015, Ozturk Y?lmaz u zgjodh deputet i Ardahanit nga CHP. Ai ka shpallur kandidaturën për President në vitin 2018, por kandidatura e tij nuk u realizua. Nga ana tjetër, në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor 2018, ai u zgjodh sërish deputet nga Ardahani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT