VIDEO/ Meta shfaqet në rrugët e Tiranës dhe takon qytetarët: Për të dëgjuar dhe zgjidhur hallet e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video mbrëmjen e sotme, ku shfaqet duke ecur në rrugët e Tiranës dhe duke takuar banorë të kryeqytetit për të dëgjuar problemet e tyre.

Ai thotë se llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do ta udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit, duke shtuar se prioriteti i PL është  që të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre. Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!”, shkruan Meta krahas videos së shpërndarë në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT