“Ishte i pambrojtur”/ Ish-truproja e Nanos tregon ku gabuan njerëzit e Berishës: Jo paralel, por një hap para…!

Tori Agolli, ish-truproja e Fatos Nanos thotë se mbrojtja e kreut të PD Sali Berisha kur u sulmua nuk ishte në nivelin e duhur.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se në të tilla protesta si ajo e një dite më parë duheshin minimalisht 4 truproja që të ruanin Berishën dhe jo dy.

“I njoh personalisht të dy, janë djem shumë të përgatitur, por në rastin e djeshëm, duke mos i rënduar  pozitën askujt, dihet që kur ka mitingje të këtij niveli mund të ketë të papritura.

Nuk kanë ndenjur në pozicionin që duhet të rrinë, duhen 4 persona që të rrinë në formë rombi, 1 metër larg.

Duket si një pakujdesi, duhet  të ishin një hap para jo paralel me Berishën, edhe ata dy që gjendeshin me të”, tha Agolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT